Katër rekordmenë, cilët do të jenë klubet me më shumë lojtarë në Kupën e Botës
Barcelona do të jetë një nga katër klubet me përfaqësimin më të madh në Kupën e Botës. Pas afrimit të Anthony Gordon, katalanasit kanë arritur në kuotën e 16 lojtarëve të grumbulluar nga kombëtaret respektive, duke u barazuar me Arsenal, Bayern Munich dhe Manchester City. Barcelona do të ketë bërthamën e kombëtares së Spanjës në këtë turne, me tetë futbollistë të thirrur nga trajneri Luis de la Fuente. Mes tyre janë Lamine Yamal, Pedri, Pau Cubarsí, Dani Olmo, Ferran Torres, Joan García, Eric García dhe Gavi. Në listën e lojtarëve të Barcelonës që do të marrin pjesë në Botëror bëjnë pjesë gjithashtu Marcus Rashford, Raphinha, Frenkie de Jong, Jules Koundé, Ronald Araújo, João Cancelo dhe Hamza Abdelkarim. Pas katër klubeve kryesuese me nga 16 lojtarë,...
Burimi:
top-channel.tv