Kaos në aeroport pak para ndeshjeve/ SHBA merr vendimin drastik ndaj heroit iraken që shkroi historinë pas 40 vitesh

Kaos në aeroport pak para ndeshjeve/ SHBA merr vendimin drastik ndaj heroit iraken që shkroi historinë pas 40 vitesh

Sulmuesi i ekipit kombëtar të Irakut, Aymen Hussein, është ndaluar dhe është marrë në pyetje për gati shtatë orë në aeroportin “O’Hare” të Çikagos. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mëngjes, sapo skuadra ka mbërritur në territorin amerikan, siç bën të ditur një zyrtar sportiv irakian për mediat ndërkombëtare. Gjatë kohës që mbahej i izoluar nga autoritetet, yllit të sulmit irakian i është kontrolluar imtësisht edhe telefoni celular. Edhe pse Husseinit iu lejua përfundimisht hyrja në SHBA pas marrjes në pyetje, i njëjti fat nuk i u rezervua fotografit të ekipit, Talal Salah. Ky i fundit u mbajt i bllokuar për më shumë se 10 orë dhe, pas kontrolleve të ngjashme, iu refuzua zyrtarisht hyrja në Shtetet e Bashkuara, duke u dëbuar. Deri më tani,...