FIFA dhe rregulli i ri për kartonët e verdhë që revolucionon Botërorin
Zgjerimi i Botërorit duke u bërë me 48 skuadra do të bëjë që të ketë më shumë ndeshje dhe si pasojë rritet rreziku i akumulimit të kartonëve të verdhë nga ana e futbollistëve. Për këtë arsye FIFA është e vendosur të pranojë peticionet e Federatave dhe trajnerëve për të vendosur një amnisti të dytë për ata që e kanë marrë një karton të verdhe. Kjo amnisti e dytë që parashikon ‘pastrim’ të lojtarëve nga kartonët e verdhë do të diskutohet këtë të martë në Këshillin e FIFA që do të mbahet në Vancouver. Sipas ‘The Athletic’, me shumë mundësi kjo amnisti do të miratohet. Kështu do të eliminohen të gjithë kartonët e verdhë që nuk kanë shkaktuar sanksion në fazën e grupeve dhe kjo do...
Burimi:
top-channel.tv