Dëmtimi i Leo Messit, cilat janë të rejat e fundit mbi gjendjen e yllit argjentinas në prag të Botërorit

Dëmtimi i Leo Messit, cilat janë të rejat e fundit mbi gjendjen e yllit argjentinas në prag të Botërorit

Lionel Messi ka bërë hapa përpara në rikuperimin e tij dhe mund të marrë minuta në ndeshjet miqësore të Argjentinës në prag të Kupës së Botës, ka deklaruar trajneri Lionel Scaloni. Sipas teknikut të Argjentinës, kapiteni i kampionëve të botës është rikthyer pjesërisht në stërvitje me grupin dhe nuk është më i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës. “Leo është mirë, ka filluar të stërvitet pjesërisht me ekipin, nuk është më plotësisht jashtë grupit. Është e mundur që të luajë disa minuta në ndeshjet miqësore. Do të shohim nëse do të jetë në ndeshjen e nesërme apo në atë të pasnesërmes. Është shumë më mirë dhe kjo na qetëson”, u shpreh Scaloni. Argjentina, kampione në fuqi e botës, do të përballet me Hondurasin në College...