Botërori 2026, Carlo Ancelotti: Brazili ka talente, do të bëjë një turne madhështor
‘Brazili ka talentin dhe një popull që e do fanelën e kombëtares dhe dëshiron shumë që të kthehet te triumfi pas 24 vitesh; do të bëjmë një Botëror madhështor’-kjo është ajo tha Carlo Ancelotti në një intervistë për ‘The Guardian’, 5 ditë përpara publikimit të listës përfundimtare të futbollistëve të grumbulluar për Botërorin e kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Në intervistën e tij për të përditshmen e njohur britanike, trajneri italian i Seleçaos foli për ndjesitë e tij, por edhe për përzgjedhjet më të vështira e sidomos Neymar. ‘Grumbullimi i Neymar? Varet nga ai, jo nga unë-tha Ancelotti-ashtu sikurse për të gjithë futbollistët e tjerë, thelbësore do të jetë forma fizike. Talenti nuk diskutohet, duhet të vlerësojmë vetëm gjendjen...
Burimi:
top-channel.tv