Argjentina në Botërorin 2026/ Lionel Scaloni publikon listën paraprake; është Messi, mungon Dybala
Numërimi mbrapsht për Botërorin e kësaj vere vijon dhe tashmë ka trajnerë që kanë nisur të publikojnë listat paraprake të futbollistëve që mund të marrin me vetë në këtë kompeticion. Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka publikuar listën e tij me plot 55 emra në kuadër eventit më të rëndësishëm të futbollit botëror. Në këtë listë figuron emri i kapitenit të saj, Lionel Messi, por mungon ai i Paulo Dybalës me këtë të fundit që sapo është rikthyer në fushën e lojës pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit dhe operacionit në gju. Po kështu janë përfshirë në listën e 55 futbollistëve edhe Nico Paz e Lautaro Martinez si dhe Lo Celso, Giualiano Simeone apo edhe Gianluca Prestianni, me këtë të fundit që...
Burimi:
top-channel.tv