Alarmi nga Ebola “godet” Botërorin, anulohet miqësorja e Kongos në Spanjë

Alarmi nga Ebola “godet” Botërorin, anulohet miqësorja e Kongos në Spanjë

Një ndeshje miqësore përgatitore për Kupën e Botës, ku do të përfshihej Republika Demokratike e Kongos, është anuluar nga kryetari i bashkisë së qytetit spanjoll që do të priste takimin. Shkak për këtë vendim janë bërë shqetësimet shëndetësore lidhur me shpërthimin e virusit Ebola në shtetin afrikan. “Kam nënshkruar dekretin që ndalon zhvillimin e ndeshjes së 9 qershorit midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Kilit,” deklaroi Juan Franco, kryetar i bashkisë së La Línea de la Concepción në jug të Spanjës. Franco sqaroi se kjo është një masë parandaluese dhe se po ndjek rekomandimet e shërbimit shëndetësor të qeverisë rajonale të Andaluzisë. Kryebashkiaku i La Línea-s, një qytet me 65,000 banorë pranë kufirit me Gjibraltarin, shtoi se edhe kreu i shërbimit mjekësor të bashkisë kishte këshilluar kundër...