Alarm në Botëror/ Shtëpia e Bardhë ndërhyn në sekondat e fundit, shmangen prapaskenat e rënda!

Alarm në Botëror/ Shtëpia e Bardhë ndërhyn në sekondat e fundit, shmangen prapaskenat e rënda!

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e Botërorit 2026, një nga krizat më të mëdha administrative dhe diplomatike jashtë fushave të blertë sapo ka gjetur zgjidhje. Kombëtarja e Iranit, e cila rrezikonte seriozisht mosparaqitjen ose bllokimin e ndeshjeve të fazës së grupeve, ka marrë dritën jeshile për të udhëtuar drejt Amerikës Veriore, pas një odiseje të vërtetë burokratike. Ankthi në Ankara dhe paradoksi i shortit I gjithë delegacioni iranian kishte mbetur i bllokuar në Ankara të Turqisë, ku lojtarët dhe stafi teknik kishin dorëzuar pasaportat në Ambasadën e SHBA-së menjëherë pas miqësores së zhvilluar në Antalia. Paradoksi i kësaj situate qëndronte në faktin se Irani i kishte të rregullta vizat dhe bazën stërvitore në Meksikë (në Tijuana), por shorti i Botërorit kishte përcaktuar...