Botërori 2026, zbardhet kalendari i ndeshjeve të eliminimit direkt

Botërori 2026, zbardhet kalendari i ndeshjeve të eliminimit direkt

Botërori 2026 është gati të hyjë në fazën ku nuk lejohen më gabimet. Deri në këto momente janë përcaktuar 9 nga 16 përballjet e raundit të 1/16-ve, ndërsa shtatë duelet e fundit do të mësohen pas mbylljes së grupeve J, K dhe L. Faza me eliminim direkt do të nisë të dielën, më 28 qershor, në orën 21:00 me orën e Shqipërisë, me përballjen mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë. Të nesërmen, më 29 qershor, në orën 19:00, Brazili do të sfidojë Japoninë, ndërsa në 22:30 do të luhet një tjetër duel i madh, ai mes Gjermanisë dhe Paraguajit. Spektakli i ditës do të mbyllet në 03:00 të mëngjesit të 30 qershorit, me sfidën Holandë–Marok. Programi vijon më 30 qershor, kur në orën 19:00 do...