Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës së grupeve janë dhënë plot 8 kartonë të kuq, një rekord historik për këtë fazë të turneut. Mes rasteve më të komentuara është edhe përjashtimi i Almirónit, i cili u bë futbollisti i parë në histori që ndëshkohet me karton të kuq për shkak se mbuloi gojën me dorë teksa iu drejtua një kundërshtari. Ky veprim bie ndesh me një nga rregullat e reja të vendosura nga IFAB dhe FIFA, të cilat po zbatohen për herë të parë në këtë Botëror. Sipas rregullores disiplinore të Kupës së Botës 2026, një futbollist që grumbullon dy kartonë të verdhë humbet automatikisht ndeshjen pasardhëse. Në një turne relativisht...
Burimi:
opinion.al