Botërori 2026/ Spektakël në Texas, Anglia mposht 4-2 Kroacinë! Kane barazon Linekerin
Anglia fitoi 4-2 kundër Kroacisë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ndeshjen e Kupës së Botës 2026, e vlefshme për Grupin L. ‘Tre Luanët’ dominuan duelin kundër ballkanasve, teksa rezultati mund të ishte më i thellë në favor të të besuarve të Tuchel, nëse portieri Livakovic nuk do të ishte në një mbrëmje të magjishme. Anglezët kaluan në epërsi pas 12 minutave lojë me penalltinë e kthyer në gol nga Harry Kane, para se Baturina të barazonte gjithçka në minutën e 36-të. Fundi i pjesës së parë solli edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Kane kaloi sërish në avantazh Anglinë, por Musa barazoi në 2-2 për Kroacinë. Fillimi i fraksionit të dytë solli golin e tretë për Anglinë. Jude Bellingham përfitoi nga pasimi i Anderson...
Burimi:
ntv.al