Botërori 2026/ Polemika dhe tension, Portugalia përmbys 2-1 Kroacinë pas 110 minutash lojë
Pas 110 minutave me shumë grintë, emocione, gola, kartona dhe polemika, Portugalia me Cristiano Ronaldon në fushë ia doli të përmbyste sot 2-1 Kroacinë në ndeshjen e fazës së 1/16-ave të Kupës së Botës 2026. Në turin e 1/8-ave do të kemi përballjen e vetme evropiane në këtë fazë, derbin iberik mes Portugalisë dhe Spanjës, duel që do të luhet më datën 6 korrik në orën 21:00. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, paçka rasteve për të dyja skuadrat. Në nisje të fraksionit të dytë, konkretisht në minutën e 53-të Ivan Perisic i dha avantazhin e përkohshëm ballkanasve me një gol të bukur nga brenda zonës.Minuta e 61-të solli golin e Cristiano Ronaldos, por gjithçka u anulua për pozicionin jashtë loje milimetrik. Trajneri...
Burimi:
ntv.al