Botërori 2026/ Mund të jetë e fundit për Ronaldon, nis Portugali-Spanjë, luhet për një vend në çerekfinale

Botërori 2026/ Mund të jetë e fundit për Ronaldon, nis Portugali-Spanjë, luhet për një vend në çerekfinale

Portugali 0-0 Spanjë Zhvillimet më të rëndësishme 1’-Ka nisur në Arlington, Teksas, dueli mes Portugalisë dhe Spanjës që pritet të prodhojë emocione të forta. Si vijnë skuadrat Një prej dueleve më të mëdha të 1/8-ve të Botërorit, Portugali-Spanjë, do të luhet sonte në orën 21:00 në stadiumin e Arlingtonit. Ky mund të jetë finishi për legjendarin Cristiano Ronaldo me Portugalinë, pasi në konferencën për shtyp para ndeshjes CR7 tha se me siguri ky është Botërori i fundit për të. 41-vjeçari debatoi gjatë me gazetarët, dukeu thënë se ‘për 23 vite e kanë sulmuar, por se ai vazhdonte të kontribuonte me Portugalinë’. Vetë CR7 e pranoi se ‘nuk është më ai lojtari i dikurshëm’, por saktësoi se nuk ka bërë keq në këtë Botëror. Sipas Ronaldos...