Botërori 2026/ Meksika starton me fitore, 3 kartonë të kuq në sy të Infatinos

Botërori 2026/ Meksika starton me fitore, 3 kartonë të kuq në sy të Infatinos

Grupi A i Kupës së Botës 2026 u hap me një fitore për Meksikës ndaj Afrikës së Jugut teksa në Azteka me 80 mijë tifozë në shkallë triumfoi 2-0. El Tricolor (një nga vendet pritëse, së bashku me Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), e arritën suksesin e tyre falë golave të Kuinjones (9′) dhe Himenez (67′). Afrika e Jugut, skuadra modeste afrikane e përfundoi me nëntë lojtarë: Sithole (49′) dhe Zwane (84′) u përjashtuan. Montes (92′) u përjashtua për ekipin vendas. Meksikanët kështu fituan tre pikët e tyre të para në Grupin A, i cili përfshin gjithashtu Republikën Çeke dhe Korenë e Jugut. Ndërkohë ndeshja e dytë e Gruppit A zhvillohet mengjesin e sotëm (04:00) ndërmjet Çekisë dhe Koresë së Jugut parashikuar të...