Botërori 2026/ Kolumbia kalon Ganën, Arias e zgjidh që në fillim

Botërori 2026/ Kolumbia kalon Ganën, Arias e zgjidh që në fillim

Kolumbia u bë e kualifikuara e fundit në garën për për 1/8 e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore të kontrolluar kundër Ganës në stadiumin Kansas City. Duke përfunduar në krye të Grupit K përpara Portugalisë, skuadra e Nestor Lorenzos ishte shumë e fortë për ganezët, me golin e Xhon Arias në pjesën e parë (14′) të mjaftueshëm për të siguruar një takim në 1/8 e turneut me Zvicrën. Përgjithësisht kolumbiat e udhëhequr në fushë nga Luis Diaz dhe Hames Rodriguez e dominuan takimin, e duke përbushur misionin e kualifikimit. Tani i pret në 1/8-at Zvicëra e Granit Xhakës./Sportiim.al/ Post navigation