Botërori 2026/ Irani të hënën në Turqi për përgatitjet dhe vizat drejt SHBA-së
Bien shpresat e disa kombëtareve për të zëvendësuar Iranin në Kupën e Botës 2026. Ekipi kombëtar iranian do të niset të hënën në mëngjes për një kamp stërvitor në Turqi përpara se të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës, e cila fillon më 11 qershor, sipas trajnerit kryesor Amir Ghalenoei. Kampi stërvitor do të zhvillohet në Antalia, ku ekipi kombëtar iranian luajti ndeshje miqësore në fund të marsit, deklaroi Ghalenoei në faqen e internetit të FA-së. Skuadra do të përbëhet nga 30 lojtarë, të cilët më vonë do të reduktohen në 26. Në Turqi, lojtarët do të duhet të përfundojnë gjithashtu procesin e aplikimit për vizë për Shtetet e Bashkuara. Në këtë drejtim, Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Matias Grafstrom, pati...
Burimi:
sportiim.al