Botërori 2026, gjashtë rregullat e reja që çdo tifoz duhet t’i dijë
Kampionati Botëror 2026 do të sjellë gjashtë rregulla të reja, të cilat mund të ndikojnë zhvillimin e turneut, i cili mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Më herët, gjatë këtij vitit, Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB) njoftoi një sërë ndryshimesh me synimin për të rritur ritmin e lojës dhe për të përmirësuar përvojën e tifozëve dhe lojtarëve. IFAB është organi përgjegjës për hartimin dhe miratimin e rregullave të futbollit, ndërsa ish-gjyqtari i njohur Pierluigi Collina, aktualisht shef i gjyqtarëve në FIFA, ka luajtur një rol të rëndësishëm në zbatimin e këtyre ndryshimeve. Një nga risitë më të mëdha lidhet me zgjerimin e kompetencave të VAR-it, i cili tashmë mund të ndërhyjë për të korrigjuar kartonët e dytë të verdhë...
Burimi:
javanews.al