Botërori 2026/ Franca likuidon Suedinë, Mbappe rekord me dopietë

Botërori 2026/ Franca likuidon Suedinë, Mbappe rekord me dopietë

NEW JERSEY – Franca është kombëtarja e radhës që është kualifikuar në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mesnatën mes të martës dhe të mërkurës me kohën shqiptare mposhti 3-0 Suedinë në ‘MetLife Stadium’ të New Jerseyt. Kylian Mbappe shënoi dy gola duke u bërë futbollisti i vetëm në botë që ka shënuar dhjetë gola me kombëtaren e tij në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës në histori. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për ‘Gjelat’ këtë Botëror, teksa herën e fundit e bënin në edicionin 1998, kur fitonin trofeun në eventin e shtëpisë. Në fazën e radhës ‘Gjelat’ do të përballen me Paraguain më 4 korrik në orën 23:00 me kohën shqiptare. NDESHJA – Skuadra e Didier Deschamps kontrolloi...