Botërori 2026/ ‘Faraonët’ përmbysin Zelandën e Re, Egjipti fiton 1-3 dhe merr kreun e Grupit G
KANADA, Vancouver – Egjipti fitoi 1-3 me përmbysje kundër Zelandës së Re mëngjesin e kësaj të hëne me orën shqiptare, teksa pas ndeshjeve të dyta ‘Faraonët’ e shohin veten në krye të Grupit G.Dueli në Vancouver nisi ‘malore’ për Egjiptin pasi Zelanda e Re gjeti epërsinë me golin e Surman në minutën e 15-të. Paçka rasteve që kishin egjiptianët, pjesa e parë u mbyll 1-0.Në fraksionin e dytë Egjipti pësoi një ‘metamorfozë’ duke shënuar tre gola për përmbysjen e madhe. Fillimisht Ziko në minutën e 58-të, Salah në të 67 dhe Trezeguet në minutën e 82-të ‘vulosën’ tri pikët e para në këtë turne për EgjiptinPas dy ndeshjeve të para, Grupi G kryesohet nga Egjipti me katër pikë, teksa më pas vijnë Irani dhe Belgjika...
Burimi:
ntv.al