Botërori 2026/ Ditë barazimesh, katër ndeshjet e fundit pa fitues

Botërori 2026/ Ditë barazimesh, katër ndeshjet e fundit pa fitues

Pas zhgënjimit të Spanjës në barazimin 0-0 me Kepin e Gjelbër dhe atij 1-1 mes Belgjikës dhe Egjiptit erdhen dhe dy barazime surprizuese në ndeshjet e natës në Kupën e Botës 2026. Uruguai u ndal në një barazim 1-1 me Arabinë Saudite në Majemi (Florida) në Grupin H. I sikletshëm, dhe i zënë në befasi nga goli i mbrojtësit Abdulelah Al Amri në minutën e 41-të, “La Celeste” e trajnerit të Argjentinës Marcelo Bielsa bëri presion të jashtëzakonshëm në pjesën e dytë. Valverde me shokë luajtën në një portë por barazimi i dy herë kampionëve të botës erdhi shumë vonë. Uruguai arriti të shënonte në minutën e 80-të me anë të Maksi Araujo. Ndërkohë, Irani dhe Zelanda e Re barazuan 2-2 në ndeshjen e tyre...