“Blerja” më e fuqishme kuqezi? Cardinale…, pas 4 vitesh Milani bëhet i tij
7 korrik 2026: Milani është i Gerry Cardinale. E lexuat mirë: jo më 1 qershor 2022, dita e kalimit të pronësisë nga ‘Elliott’, siç na tregojnë dokumentet zyrtare të depozituara. Pikërisht më 7 korrik 2026. Ato pamje, ato foto të pritjes së Rubén Amorim në Milanello, janë sinjali më i qartë, i drejtuar ndaj të gjithëve. Zoti Gerry, në këtë aventurë, nuk dëshiron të vendosë vetëm paratë, por edhe fytyrën e tij. Ai Milan që, në varësi të momenteve dhe sinjaleve të marra, ishte i Furlanit, Ibrahimovic, Scaronit, Allegrit apo Tares, tani është vetëm i Cardinales. Dhe kështu duhet të jetë. Zoti ‘RedBird’ ka fshirë gjithçka për të nisur nga e para, me të në qendër. Me figura të stafit të dobishme, por jo të bezdisshme...
Burimi:
telesport.al