Besëlidhja fiton titullin e Kategorisë së Dytë

Besëlidhja fiton titullin e Kategorisë së Dytë

Beselidhja fiton me meritë të plote Kupen per Kategorinë e Dytë. Në përballjen finale me Orikun skuadra e Elvis Plorit fitoi pastër 2-0 në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit. Përgjithësisht lezhjanët dominuan takimin. Madje që në minutën e 20′-të Gurbanov kaloi përpara Besëlidhjen. Në pjesën e dytë ishte veterani Raboshta në të 60′-ën që dyfishoi dhe vendosi fatet e kësaj finaljeje. Të dyja skuadrat kanë fituar grupet e tyre dhe edicionin e ardhëshëm do të militojnë në Kategori të Parë. Post navigation