Besëlidhja dhe Tirana nuk gabojnë në shtëpinë e tyre, fitojnë gjysmëfinalet e para play off
Kanë nisur sot ndeshjet e para gjysmëfinale play off në basketboll për meshkuj. Besëlidhja dhe Tirana, që luanin në fushën e tyre, dolën fituese dhe udhëheqin 1-0 serinë e takimeve. Kampionët në fuqi të Besëlidhjes, fituan 93-71 ndaj Apolonisë, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Pas një periode të parë të ekuilibruar, lezhjanët u shkëputën në cerekun e dytë (51-32). Kjo epërsi bën që gjysma e dytë e takimit të jetë një formalitet për Besëlidhjen, që fitoi 93-71. Edmons me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë për lezhjanët, ndërsa 23 pikët e Campbell për fierakët mbetën për statistikë. Në “Fahrie Hoti”, skuadra e Tiranës mundi me vështirësi 87-84 Vllazninë, në një ndeshje të dueluar deri në fund. Edhe pse bardheblutë u shkëputën 26-16 në...
Burimi:
telesport.al