Bernardo Silva: Po e fiton titullin prej gabimeve tona, nuk më pëlqen loja e Arsenalit

Bernardo Silva: Po e fiton titullin prej gabimeve tona, nuk më pëlqen loja e Arsenalit

15 Maj 2026 13:50 Alfred Lleshi Bernardo Silva minimizoi entuziazmin rreth Arsenalit në garën për titullin në Premier League, duke deklaruar se Manchester City do ta kishte fituar kampionatin në rrethana normale. Në një intervistë për “The Athletic”, mesfushori portugez pranoi rritjen e skuadrës së Mikel Artetës: “Është një grup që punon së bashku prej pesë vitesh. Është normale që janë pjekur dhe kanë nisur të luftojnë për titullin”. Megjithatë, ai theksoi se nuk është i impresionuar nga loja e “Topçinjve”: “Nuk jam i dashuruar me lojën e Arsenalit, për mua rivali historik më i madh i City mbetet Liverpool”. Silva u shfaq i zhgënjyer me sezonin e ekipit të Guardiolës dhe ia atribuoi kreun Arsenalit më shumë gabimeve të City sesa meritave të rivalëve: “Jam...