Belgjika “manita” ndaj Tunizisë, mesazh i qartë për kombëtaret e mëdha në Botëror (video)

Belgjika “manita” ndaj Tunizisë, mesazh i qartë për kombëtaret e mëdha në Botëror (video)

6 Qershor 2026 19:00 Telesport Belgjika ka marrë fitoren e dytë në testin e dytë dhe të fundit miqësor para Kupës së Botës. Para 4 ditësh, Belgjika fitoi 0-2 në Rijeka ndaj Kroacisë vendase, sot belgët fituan 5-0 ndaj Tunizisë, në sfidën e luajtur në Bruksel. Golat për ekipin e drejtuar nga Rudi Garcia u shënuan nga Leandro Trossard 28′, Charles De Ketelaere 53′, Kevin De Bruyne 65′,Dodi Lukebakio 84′ dhe Nicolas Raskin 87. Belgjika bën pjesë në grupin G, bashkë me Egjiptin, Iranin dhe Zelandën e Re. Belgjika ka treguar një formë shumë të mirë në ëkto dy teste miqësore, duke dhënë mesazhin që është gati për Botërorin dhe pse mund të jetë kundërshtari që mund të hapë telashe për këdo që do të...