Belgjika kualifikohet me “shuplakë”/ “Djajtë e kuq” mundën 5-1 Zelandën e Re në Kupën e Botës

Belgjika kualifikohet me “shuplakë”/ “Djajtë e kuq” mundën 5-1 Zelandën e Re në Kupën e Botës

Duhej të vinte sfida e fundit në grup që të zbrazej i gjithë zemërimi. Yjet e Belgjikës besohet se kanë pasur me veten e tyre, sepse vetëm ndaj Zelandës së Re arritën të tregon se çfarë janë në gjendje që të bëjnë, pasi ngecën keq kundër Egjiptit dhe Iranit. Mbi 52 000 spektatorë në stadiumin e Vankuverit në Kanada ishin dëshmitarë të ndeshjes me më shumë gjuajtje nga një skuadër në këtë Kupë të Botës, pasi “djajtë e kuq” provuan plot 35 herë. I bie më shumë se një gjuajtje çdo tre minuta. Nga këto 10 ishin në kuadrat, dhe 5 përfunduan në rrjetë. Dy herë shënoi Trosar, një herë De Brujne, Selemekers dhe Romelu Lukaku, që u kthye në formë duke shërbyer edhe një...