Belgjika del “kockë e fortë”, Spanja pëson golin e parë në këtë Botëror. “Paqe” në pjesën e parë (video)

Belgjika del “kockë e fortë”, Spanja pëson golin e parë në këtë Botëror. “Paqe” në pjesën e parë (video)

10 Korrik 2026 21:50 Telesport Pjesa e parë mes Spanjës dhe Belgjikës është mbyllur në barazim 1-1, në sfidën çerekfinale që po luhet në “SoFi Stadium” në Los Angeles. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 30-të, ku pas një krosimi të Pedro Porro nga krahu i djathtë, fillimisht ishte Dani Olmo që goditi, por u ndal nga Thibaut Courtois. Fabian Ruiz ndoqi aksionin deri në fund dhe shtyu topin në rrjetë. Në minutën e 35-të, Lamine Yamal i afrohet golit të dytë, por goditja e tij e dënimit ndalet nga Courtois. Në minutën e 41-të, në të parin rast të rrezikshëm, Belgjika gjen golin e barazimit me Charles De Ketelaere, i cili shënon me kokë, pas krosimit që mori nga Timothy Castagne. Ky është goli...