Befasi e radhës në “Final Four”, Egnatia shkatërron Elbasanin dhe rifutet në garën e titullit
Adriatik BALLA Ndeshja e mbrëmshme midis Elbasanit dhe Egnatias ishte e dyta në minifazën “Final Four”, formulë që mundëson nëpërmjet ndeshjeve direkte të katër skuadrave të renditura më lart në Superiore të futen në garën e titullit. Pas surprizës që ndodhi të shtunën, ku Dinamo shkatërroi Vllazninë 2-0, dje ishte befasia e radhës, fitorja e Egnatias përballë Elbasanit me rezultat të thellë 4-0. Takimi i luajtur në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, dhuroi emocione nga fillimi në fund, por me një Elbasan që e nisi mjaft keq duelin në fushë. Me përjashtim të një rasti të mirë në minutën e 20-të, Elbasani nuk ishte fare në lojë dje. E kundërta ndodhi me Egnatian e cila prodhoi një lojë sulmuese intensive. Me lojtarë si Haime, Gruda,...
Burimi:
sot.com.al