Bayern nis kontaktet me Newcastle për sulmuesin, e kërkojnë edhe Barcelona e Arsenal

Bayern nis kontaktet me Newcastle për sulmuesin, e kërkojnë edhe Barcelona e Arsenal

8 Maj 2026 9:00 Telesport Bayern Munich ka nisur bisedimet me Newcastle për një transferim të mundshëm të Anthony Gordon këtë verë. Lajmi është konfirmuar nga mediat britanike, që gjithashtu shtojnë se Newcastle do të dëgjojnë të gjitha ofertat që do të vijnë për sulmuesin e krahut të Anglisë para se të vendosin. Kampionët e Gjermanisë e kanë mbajtur nën vëzhgim 25-vjeçarin që nga fillimi i vitit. Agjentët e Gordon janë pikasur në Barcelonë ditët e fundit, por ende nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë mes Newcastle dhe Barcelona, dy klube që kanë një marrëdhënie të mirë, pasi edhe katalanasit e duan lojtarin. Bayern Munich është klubi i vetëm që ka bërë një kontakt zyrtar. Gordon ka edhe katër vjet të mbetura në kontratën e...