Bayern Munich, nisin tensionet e para me Kane. Rinovimi i kontratës është në ngërç
11 Qershor 2026 13:49 Alfred Lleshi Në prag të Botërorit 2026, Harry Kane mbetet figura kryesore e Anglisë. Sulmuesi përgatitet të udhëheqë “Tre Luanët” në debutimin kundër Kroacisë, me synimin për ta drejtuar skuadrën drejt suksesit dhe forcuar kandidaturën e tij mes protagonistëve të sezonit. Shifrat e Kane janë mbresëlënëse: 79 gola në 114 ndeshje me Anglinë dhe një sezon fantastik në nivel klubesh, me 61 gola dhe 7 asistime në 51 ndeshje. Paraqitjet e tij e kanë bërë një nga pikat kyçe të Bayern Munich, ku ka krijuar një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Michael Olise dhe Luis Díaz. Megjithatë, në prapaskenë, çështja e kontratës vazhdon të jetë e hapur. Sipas “Kicker”, kanë dalë mospërputhje mes sulmuesit dhe klubit bavarez lidhur me kushtet dhe...
Burimi:
telesport.al