Bayern kujtohet vonë, PSG ia del dhe shkon për herë të dytë rresht në finalen e UCL (video)
PSG është finalisti i dytë i Champions League për këtë sezon. Parizienët kanë eliminuar Bayernin, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena”. Ndeshja e parë në “Parc des Princes”, ishte mbyllur 5-4 në favor të PSG-së. Kampionia në fuqi e Europës kalon në finale me rezultatin e përgjithshëm 6-5. Pas një kundëruslmi të shpejtë dhe asistit fantastik të Khvicha Kvaratskhelia, ishte pikërisht Ousmane Dembele i cili shtyu topin në portën e mbrojtur nga Manuel Neuer, pa vajtur minuta e 3-të. Në minutën e 22-të, Bayern i afrohet golit të barazimit, por goditja e Luis Diaz përfundon sipër traversës. Në minutën e 27-të, Olise kishte një mundësi të mirë shënimi, por edhe goditja e francezit përfundon mbi traversë. Në minutën e 31-të, bavarezët...
Burimi:
telesport.al