Bayern del 100% jashtë lojës. Ylli i Premier League para vendimit të vështirë

Bayern del 100% jashtë lojës. Ylli i Premier League para vendimit të vështirë

10 Qershor 2026 18:16 Telesport Josko Gvardiol për momentin është i fokusuar te Kupa e Botës me Kroacinë, por qendërmbrojtësi është edhe një nga protagonistët kryesor në merkato. Për kroatin ka një interes të jashtëzakonshëm nga klubet e tjera të mëdha, sidomos Real Madrid dhe Bayern Munich. Florian Plettenberg zbulon se kroati ka kërkuar kohën e nevojshme për të vendosur për fatin e tij. Gvardiol ka dy alternativa në tavolinë: Ose do të rinovojë kontratën aktuale me Man. City-n, e cila skadon në vitin 2028, ose do të transferohet te Real Madrid. 24-vjeçari i cili mund të luajë si qendërmbrojtës ose mbrojtës i majtë ka refuzuar mundësinë e transferimit te Bayern. Në rast largimi, Man. City do të kërkojë mbi 90 milionë euro për ta...