Bastoni te Reali, ylli i madrilenëve tek Inter. Projektohet shkëmbimi i bujshëm mes dy klubeve

Bastoni te Reali, ylli i madrilenëve tek Inter. Projektohet shkëmbimi i bujshëm mes dy klubeve

28 Maj 2026 22:04 Telesport Alessandro Bastoni është një nga objektivët kryesor të Real Madridit për merkaton e verës. Italiani është kërkuar me ngulm nga Jose Mourinho, i cili e sheh 26-vjeçarin si profilin e duhur për të udhëhequr mbrojtjen e “Los Blancos”. Tuttosport zbulon një prapaskenë interesante, sipas të cilës Inter dhe Real Madrid mund të projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato. Zikaltrit mund të kërkojnë “kokën” e Arda Guler në këmbim të Bastonit. Vlera e lojtarëve në treg është pak a shumë e njëjtë. Megjithatë, do të jetë Jose Mourinho i cili do të vendosë përfundimisht për fatin e Arda Guler, nëse do t’i besojë një rol protagonisti në ekip apo do ta lërë jashtë projektit të tij, gjë që do shtynte...