Barella i përbetohet Interit: Dua ta mbyll karrierën këtu, kam edhe një objektiv

Barella i përbetohet Interit: Dua ta mbyll karrierën këtu, kam edhe një objektiv

Nicolò Barella ka folur për të ardhmen e tij tek Interi dhe për mënyrën se si është rritur, duke u shndërruar në një pikë referimi në dhomat e zhveshjes së zikaltërve. Mesfushori i Interit, duke folur nga grumbullimi i skuadrës, bëri të ditur se dëshiron ta mbyllë karrierën me fanellën zikaltër. “A e imagjinoj veten ta mbyll karrierën këtu? Po. Pastaj varet edhe sa shpejt do të plakem”, – u përgjigj ish-lojtari i Cagliarit për “Gazzetta dello Sport”. Më pas foli edhe për sezonin e ri: “Po shkoj drejt një sezoni ku po përpiqem të zhvilloj një mënyrë loje pak më ndryshe, sepse trupi im ndonjëherë reagon ndryshe. Po mundohem të luaj një futboll më ‘të zgjuar’ në menaxhimin e energjive, më konservator. Mënyra jonë e...