Barcelona zhgënjen tifozët, pasuesi i Lewandowskit do të jetë sulmuesi i rivalëve. Oferta e parë 20-25 milionë euro

Barcelona zhgënjen tifozët, pasuesi i Lewandowskit do të jetë sulmuesi i rivalëve. Oferta e parë 20-25 milionë euro

14 Maj 2026 18:41 Telesport Robert Lewandowski po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Barcelonës. Polaku do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe me shumë mundësi destinacioni i ri do të jetë Al-Hilal në Arabinë Saudite. Ndërkohë, Barcelona ka identifikuar pasuesin e Lewandowski-t dhe ka gati ofertën e parë për të. Bëhet fjalë për Alexander Sorloth, norvegjezin e Atletico Madridit, i cili ka shënuar 13 gola në 33 ndeshje këtë sezon. Shifra që diskutohet është midis 20 dhe 25 milionë euro, një shifër brenda financave të Barcelonës. Përveç transferimit të Sortloth për të cilin shumë tifozë katalanas janë skeptik, Barcelona pritet të bëjë dhe një afrim “big” në sulm, ku ëndrra e madhe është Julian Alvarez.