Barcelona shpëton njëherë e mirë nga Ansu Fati. Spanjolli bind Monacon. JA DETAJET
30 Qershor 2026 20:41 Telesport Ansu Fati nga sot është zyrtarisht lojtari më i ri i Monaco me të drejta të plota. Barcelona dhe klubi i Principatës kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e sulmuesit spanjoll, për shifrën 11 milionë euro. 23-vjeçari shënoi 12 gola në sezonin e fundit ku ishte i huazuar te Monaco. Paraqitjet e tij duket se kanë bindur klubin e Principatës, që vendosi të blejë përfundimisht kartonin e tij. Shitja e Ansu Fati është një lehtësim i madh për Barcelonën, pas disa huazimeve të dështuara. Po ashtu katalanasit kanë shpëtuar njëherë e mirë nga rroga e majme që merrte sulmuesi spanjoll. Barcelona ka falënderuar Ansu Fati për kontributin e dhënë me fanellën e tyre dhe i uron suksese në karrierën e...
Burimi:
telesport.al