Barcelona konfirmon dëmtimin e rëndë të Frenkie de Jong, mesfushori bën reagimin e ndjerë: Gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë ekip
Dëmtimi i Frenkie de Jong me Holandën ka rezultuar më i rëndë nga sa mendohej. Mesfushori holandez pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 5-6 muaj, pra deri në fund të këtij viti kalendarik. “Testet mjekësore të kryera ndaj Frenkie de Jong, kanë konfirmuar se ai ka pësuar një këputje të ligamentit medial kolateral (MCL) në gjurin e djathtë. Është rënë dakord që lojtari të vazhdojë nën trajtim dhe monitorim mjekësor, ndërsa rikuperimi i tij do të vlerësohet gjatë javëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit katalanas. Vetë mesfushori holandez ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet e tij sociale, ku sqaron gjithë dyshimet e krijuara pas dëmtimit të tij në Botëror. “Normalisht, nuk i kushtoj shumë vëmendje asaj...
Burimi:
telesport.al