Barcelona i propozon shkëmbimin e bujshëm në mbrojtje, Juventus ka dyshime dhe nuk është i bindur
17 Qershor 2026 19:11 Telesport Andrea Cambiaso është një nga emrat e pëlqyer nga Hansi Flick për të forcuar mbrojtjen e Barcelonës për sezonin e ri. Ashtu si edhe verën e kaluar ku ishte pranë transferimit te Manchester City, edhe këtë verë Cambiaso po përflitet për një largim të mundshëm nga bardhezinjtë. Një nga ekipet më të interesuara për italianin është pikërisht Barcelona. La Gazzetta dello Sport zbulon se Barcelona i ka ofruar Juventusit së fundmi një shkëmbim të bujshëm kokë më kokë mes Andrea Cambiaso dhe Ronald Araujo. Uruguajani është kërkuar edhe më parë nga Juventus, por palët nuk ranë dakord për kushtet e transferimit. Sezoni i fundit nuk ishte aspak i mirë për Araujo-n, dhe jo më kot vlera e tij ka rënë...
Burimi:
telesport.al