Barcelona i bëri dalje, te Man. United nuk ka vend. Rashford drejt transferimit te rivalët e “Djajve”
14 Qershor 2026 8:59 Telesport Barcelona vendosi të mos paguajë shifrën 30 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e Marcus Rashford, ndaj sulmuesi është rikthyer te Man. United. Megjithatë, sulmuesi anësor duhet të gjejë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm, pasi nuk bën pjesë në projektin e ri të drejtuesve të Man. United, të udhëhequr nga trajneri Michael Carrick. Një tjetër arsye, që drejtuesit e United duan ta shesin Rashford përfundimisht, është fakti që paga e tij do të rritet në 325,000 paunë në javë vitin e ardhshëm, një kosto e jashtëzakonshme, për një lojtar që edhe nëse qëndron, nuk do të jetë titullar. Mediet angleze zbulojnë se për anësorin 28-vjeçar ka një interes konkret nga kampioni në fuqi i Premier League,...
Burimi:
telesport.al