Barcelona dhe Bayern e duan, flet Gvardiol: Kam gjithçka te City, do të shohim pas Botërorit

Barcelona dhe Bayern e duan, flet Gvardiol: Kam gjithçka te City, do të shohim pas Botërorit

1 Qershor 2026 10:15 Alfred Lleshi Kanë mbetur 16 ditë deri në ndeshjen e parë të Kroacisë në Botëror, ndaj Anglisë në Dallas. Skuadra e trajnerit Zlatko Daliç po përgatitet me miqësore ndaj Belgjikës dhe Sllovenisë, ndërsa mbrojtësi Josko Gvardiol është rikthyer në kohë, pas një frakture të tibias dhe disa muajsh mungesë. Në fund të sezonit ai luajti 58 minuta kundër Crystal Palace dhe 13 minuta ndaj Aston Villa. “Janë më shumë minuta nga sa prisja, sepse rehabilitimi dhe rikthimi im u shtynë disi. Në ndeshjen kundër Crystal Palace nuk prisja as të grumbullohesha. Më pas patëm finalen e ‘FA Cup’ dhe lojtarë të tjerë e meritonin një mundësi. Në fund luajta edhe rreth 15 minuta të tjera. Ndoshta nuk mjafton, por kemi edhe...