“Ata janë formuar në akademitë më të mira, ndërsa ne luanin zbathur”, fjalimi emocionues i trajnerit të Paraguajit: Nuk mohohet origjina, prindërit tanë kanë bërë sakrifica
Paraguai arriti një rezultat historik, duke eleminuar Gjermaninë nga Kupa e Botës. Trajneri i ekipit amerikano-jugor ka mbajtur një fjalim emocionues pas përfundimit të ndeshjes. Ai u ka treguar ka gazetarëve se si e ka motivuar ekipin e tij. Alfaro u ka kujtuar lojtarëve origjinën e tyre. U ka kujtuar sakrificat që prindërit kanë bërë për fëmijët e tyre, duke sfiduar varfërinë vetëm për t’i parë në fushën e futbollit. “Gjithmonë u thoja atyre se rivalët që kishim përballë, me gjithë respektin e duhur, ishin stërvitur në akademitë më të mira në Europë. Ne, nga ana tjetër, vijmë nga toka e kuqe. Fanella jonë mban ngjyrat e asaj toke ku shumë filluan të luanin zbathur. Ne vijmë nga sakrifica e prindërve që bëjnë gjithçka që...
Burimi:
sportekspres.com