Asllani vlerëson Maran: Kërkon presing të lartë dhe agresivitet, na vjen keq për rezultatin
4 Qershor 2026 7:56 Alfred Lleshi Kristjan Asllani analizoi humbjen 1-0 të Shqipërisë ndaj Izraelit në “Air Albania”, duke u ndalur te filozofia e trajnerit të ri Rolando Maran dhe performanca e skuadrës. Mesfushori kuqezi u shpreh se po përshtaten me kërkesat e teknikut italian, ndërsa foli edhe për të ardhmen e tij në nivel klubi: “Maran ka qenë shumë pozitiv, trajneri i ri është njeri shumë i mirë. Do presing të lartë dhe agresivitet. Kemi pasur vështirësi në pjesën e parë sepse kundërshtari luante me dy mesfushorë, ndërsa unë me Ramadanin ishim pak, mendonim do dalim apo jo përpara. Në të dytën gati shkuam 1 kundër 1, na vjen keq për humbjen. Pësuam atë gol dhe na vjen keq, sepse besoj kemi bërë ndeshje...
Burimi:
telesport.al