Asllani “në ajër”, Beshiktashi nuk e aktivizon klauzolën e blerjes së Asllanit, Muçi ende i kërkuar në treg
Për futbollistët e kombëtares kuqezi vijon interesimi nga klube të ndryshme, por deri tani nuk ka ndodhur ndonjë lëvizje befasuese. Gjithsesi, lajmet sportive flasin për interesime serioze për disa prej tyre. Beshiktashi kishte afat deri më 15 qershor për të blerë kartonin e Kristjan Asllanit. Klubi turk nuk e shfrytëzoi klauzolën, ndërsa bëhej fjalë për 11 milionë euro. Megjithatë, Beshiktashi nuk do të tërhiqet nga Asllani. Për mesfushorin e Shqipërisë do të kërkohet ulje nga Interi. “Corriero dello Sport” tregon për interesin që Beshiktash vazhdon të ketë. Interi ndërkohë është gati për ta shitur mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Fakt është se Asllani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Kristian Kivu. Po ashtu vetë lojtari tregoi se është përshtatur me Beshiktashin. “E ardhmja? Nuk e...
Burimi:
sot.com.al