Askush si Raphinha, te Barcelona merret vendimi historik
18 Gusht 2026 13:43 Telesport Barcelona ka zgjedhur liderin e saj të ri. Për sezonin 2026-2027, shiritin e kapitenit do ta mbajë Raphinha, i cili bëhet lojtari i parë brazilian në historinë e klubit katalanas që mban këtë rol. Vendimi vjen pas largimit të dy kapitenëve të sezonit të kaluar: Ronald Araujo, i cili u huazua te Liverpool, dhe Marc-André ter Stegen, i cili iu bashkua Ajax-it në huazim. Edhe pse Frenkie de Jong ishte kapiteni i tretë në sezonin e kaluar dhe dukej kandidati i natyrshëm për ta pasuar atë, klubi ka vendosur të përqendrohet te sulmuesi brazilian. Sipas Sport, De Jong do të jetë ende zëvendëskapiten, përpara Pedri dhe Eric García, të cilët plotësojnë hierarkinë e re të ekipit. Pasi u transferua te...
Burimi:
telesport.al