As Pelé dhe as Maradona, askush nuk barazohet me sulmuesin që e kishte “të ndaluar” të dilte nga zona

As Pelé dhe as Maradona, askush nuk barazohet me sulmuesin që e kishte “të ndaluar” të dilte nga zona

10 Qershor 2026 7:20 Alfred Lleshi Ai nuk ngrinte tifozët në këmbë me driblime “alla Pelé” dhe as me aksione nga mesi i fushës “alla Maradona”. Madje, shpesh i mjaftonte vetëm një prekje për të qenë vendimtar. Për vite me radhë, shumë e konsideruan një sulmues “të kufizuar”, futbollist të një epoke tjetër. Megjithatë, Miroslav Klose zotëron një rekord që çdo lojtar do të ëndërronte ta kishte. 5 gola në Botërorin 2002, 5 të tjerë më 2006, 4 më 2010 dhe 2 më 2014. Plot 16 gola në total, që e bënë golashënuesin më të mirë në historinë e Kupës së Botës. Fakti më i pabesueshëm? Të gjithë golat i shënoi brenda zonës. Klose realizoi 71 gola në 137 ndeshje me Gjermaninë dhe u tërhoq...