As një lojtar nga Real e Barcelona. Ky është formacioni më i mirë i sezonit në Champions League (foto)
31 Maj 2026 18:21 Telesport Një ditë pas finales së madhe në Champions League, ku PSG mposhti Arsenalin 4-3 nga pika e bardhë e penalltisë, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1, është publikuar edhe formacioni më i mirë i këtij sezoni. Grupi i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s ka zgjedhur 11-shen më të mirë të këtij sezoni, ku sigurisht dominojnë dy ekipet finaliste PSG dhe Arsenal. Porta i është besuar David Raya. Mbrojtja përbehet nga Nuno Mendes, Gabriel, Marquinhos dhe Marcos Llorente. Mesfusha përbehet nga Khvicha Kvaratskhelia, i cili po ashtu është zgjedhur si Lojtari më i Mirë i këtij sezoni, emra të tjerë janë Vitinha, Declan Rice dhe Michael Olise. Dyshja e sulmit është Harry Kane dhe Ousmane Dembele. Ekipe si Barcelona dhe Real...
Burimi:
telesport.al