As 23 golat e Muriqit nuk e shpëtojnë dot Majorkën, “pirati” e mbyll sezonin me 2 gola më pak se Mbapeja

As 23 golat e Muriqit nuk e shpëtojnë dot Majorkën, “pirati” e mbyll sezonin me 2 gola më pak se Mbapeja

Vedat Muriqi ishte kryefjala e këtij sezoni në La Liga. Sulmuesi shqiptar tejkaloi çdo pritshmëri, teksa deri në ndeshjen e fundit luftoi për “këpucën e artë” të kampionatit spanjoll. “Pirati” e përfundoi sezonin me gol, duke tundur rrjetën edhe mbrëmjen e djeshme ndaj Real Oviedos. Gjithsej 23 gola të shënuar, vetëm 2 më pak nga Kilian Mbapeja. Shifra të frikshme që do t’i kishin zili edhe sulmuesit më me emër, të cilat e rendisin Muriqin në ajkën e futbollit europian. Por as 23 golat e tij dhe as sezoni i tij mbresëlënës nuk mundën ta shpëtonin dot Majorkën. Skuadra spanjolle e përfundoi kampionatin në vendin e 18, çka automatikisht e dërgon atë një kategori më poshtë. Tashmë Vedat Muriqi do të duhet të vendosë për...

TË FUNDIT

MË SHUMË