“As 100, as 150, as 200 milionë euro; nuk do të pranojmë asnjë ofertë për Julián Álvarez”

“As 100, as 150, as 200 milionë euro; nuk do të pranojmë asnjë ofertë për Julián Álvarez”

17 Korrik 2026 13:34 Alfred Lleshi I jepet fund “telenovelës” së Julián Álvarez. Administratori i deleguar i Atlético Madridit, Miguel Ángel Gil Marín, ka deklaruar se klubi nuk dëshiron ta shesë sulmuesin argjentinas: “Vullneti im është i qartë, edhe ai i klubit. Ia kemi bërë të ditur lojtarit, agjentit dhe presidentit të Barcelonës. Atlético Madridi është vendi ideal në botë për Julián dhe ai është sulmuesi perfekt për ne. Duam të vazhdojmë me të. Nuk do të pranojmë as ofertë 100, as 150, as 200 milionë euro për Julián Álvarez”. Deklaratat vijnë pas interesimit të Barcelonës për sulmuesin. Laporta ka konfirmuar se Barça ka bërë një ofertë, por jo të pakufizuar në kohë. “Lojtari është shprehur se dëshiron të largohet dhe ne jemi gati ta...