Arteta: Kemi edhe 7 ndeshje për të treguar se mund të bëjmë gjëra të mëdha, duke nisur nga sot me Atletico
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, foli sot për mediat në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League që “topçinjtë” do të luajnë në Spanjë ndaj Atletico Madrid. Ai bëri një vlerësim të lojtarëve të lënduar: “Havertz nuk do të luajë, por Eze dhe Saka do të luajnë. Timber, nga ana tjetër, është ende i padisponueshëm“. Arteta më pas theksoi rëndësinë e situatës aktuale të ekipit: “Fitorja kundër Newcastle na jep besim. Është një mundësi e shkëlqyer të jemi këtu, në një gjysmëfinale të dytë radhazi, është e rëndësishme për klubin. Ne duam të jemi dominues, të kemi posedim dhe të tregojmë ambicie më të madhe.” “Simeone është një trajner që e ka transformuar këtë klub. Ai ka pasion dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. E...
Burimi:
telesport.al