Arteta: Duhet ta pranojmë sfidën e titullit, unë i pari jam gati të shkoj në betejë
Arsenal është renditur në vendin e dytë gjatë tre sezoneve të fundit në Premier League dhe nëse ky rezultat do të përsëritej edhe këtë sezon do të ishte një zhgënjim i madh për “topçinjtë”. Javët e fundit, skuadra londineze ka humbur vrullin dhe distancën që kishin ndaj Manchester City. Tani, Arsenal ka 6 pikë epërsi ndaj City, por me një ndeshje më shumë, ndërkohë që dy kryesuesit do të përballen këtë fundjavë në Manchester. Humbja e fundit në shtëpi ndaj Bournemouth ka ngritur sërish në pikëpyetje serioze në lidhje me mentalitetin e tyre fitues të titullit. Trajneri Mikel Arteta, i cili ishte po luan pa Bukayo Saka, Jurrien Timber, Martin Odegaard dhe Riccardo Calafiori, të dëmtuar, tha: “Nuk mund t’i kontrollojmë dëmtimet. Ajo që mund...
Burimi:
telesport.al